Guardiola nuk dorëzohet: Mund të më dënoni, por fjongon nuk e largoj

Pep Guardiolas i është ngritur një akuzë nga Federata Angleze, pasi në ndeshjet e fundit ai ka bartë një fjongo të verdhë dhe sipas tyre, ajo përmban mesazh politik.

Guardiola është nga Katalunia dhe është një përkrahës i flaktë i pavarësisë së këtij vendi. Edhe pse pritet të dënohet ai ka thënë se do ta paguajë dënimin, por nuk do ta largojë fjongon.

“I pranoj gjobat. Unë jam një njeri para se të jem trajner” “Në Kataluni janë katër burra në burg. Kjo fjongo do të jetë gjithnjë me mua”.“Nuk ka lidhje me politikanët, por me demokracinë”, ka thënë Guardiola. Ai e ka bartur këtë fjongo në disa ndeshje, ndërsa në finale ndaj Arsenalit shumë tifozë e kanë përkrahur. /Telegrafi/